Britania e Madhe kërkon rishikim të misionit të UNMIK-ut: Kosova ka bërë progres të pamasë këto vite

Aktuale

Britania e Madhe kërkon rishikim të misionit të UNMIK-ut: Kosova ka bërë progres të pamasë këto vite

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:37
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka folur rreth situatës në Kosovë pas zgjedhjeve të reja por gjithashtu ka komentuar edhe mbi misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Ai ndër të tjera ka thënë se inkurajon Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun deri në normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjithashtu, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka kërkuar të rishikohet minisoni i UNMIK-ut dhe përgjegjësitë e tij në Kosovë në mënyrë që të sigurohet që mandati të jetë relevant dhe të funksionojë.

Ai në fund tha se UNMIK-u dhe OSBE-ja do të vazhdojnë bashkërëndimin për të mirën e qytetarëve në Kosovë e me theks të veçantë të pakicave minoritare.

Ky është fjalimi i tij:

Duam të përgëzojmë Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe angazhimin për vendosjen e kryeministrit të ri që reflekton vullnetin e popullit, mbajtja e zgjedhjeve, certifikimi i rezultateve dhe formimi i institucioneve të reja shohim se sa larg ka shkuar Kosova. Shohim që Kosova ka zgjedhur presidenten e re grua dhe ka pesë ministre gra, ky është shembull i mirë për rajonin.

Ne i marrim parasysh edhe vërejtjet që kandidatët kanë pasur për disa zona dhe është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë e ne kemi pasur mision monitorues atje dhe ne shpresojmë për një periudhë më të gjatë të stabilitetit dhe shpresojmë që Kosova të luftojnë me pandeminë. Ne kemi kënaqësinë të marrin parasysh fillimin e vaksinimit në Kosovë dhe përgëzojmë UNMIK-un për ndihmën në luftimin e kësaj pandemia. Edhe Mbretëria e Bashkuar mbështet këtë reagim. Përshëndesim z. Kurti për adresimin e sfidave në sundim të ligjit dhe zotohemi të vazhdojmë këtë mbështetje dhe kjo ndihmon edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nën udhëheqjen e Lajçak. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë për dialog të mirëfilltë dhe për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Të dyja palët duhet të adresojnë periudhën e konfliktit dhe të dyja palët duhet t’i vënë para drejtësisë kryersit e krimeve të luftës, dhunuesit dhe ata që kanë kryer krime të luftës.

Kosova ka bërë një progres të pamasë që nga viti 1999 që kur është hartuar rezoluta 1244 por kushtet në 22 vite pas kësaj janë krejtësisht ndryshe tashmë, pra është koha për rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tijd he për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin midis UNMIK-ut dhe OSBE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat