Ministrja e Drejtësisë: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Aktuale

Ministrja e Drejtësisë: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:09
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar sërish në lidhje me konceptin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë.

Haxhiu u ka bërë ftesë përfaqësueseve të shoqërisë civile që po e kundërshtojnë këtë projektligj të marrin pjesë në grupet punuese në kuadër të minsitrisë.

“Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira”, shkruan Haxhiu mes tjerash duke theksuar se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat