Sveçla dhe ambasadori Orlando flasin për forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë

Aktuale

Sveçla dhe ambasadori Orlando flasin për forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:17
Foto nga takimi

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat