Ky është vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për nxënësit

Aktuale

Ky është vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për nxënësit

Nga: A.M. Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:09
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një lajm të ri për nxënësit  e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar.

Nagavci ka thënë se në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

Pra, nxënësit mund të shkojnë në shkolla që nga data 19 prill.

“Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Shëndet e suksese!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat