Tahiri kërkon që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Tahiri kërkon që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:59
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera kërkova që Rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor. Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren. Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka mirëpritur kontributin edhe të shoqërisë civile me ndihmë profesionale.

“Njëkohësisht, mirëprita angazhimim e shoqerisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale”, ka përfunduar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat