Vjen reagimi i parë pas mbledhjes së LDK-së

Aktuale

Vjen reagimi i parë pas mbledhjes së LDK-së

Nga: A.Morina Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Profesori Blerim Latifi ka komentuar mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e cila u mbajt gjatë ditës së sotme.

Latifi ironizoi me LDK-në duke thënë se ka bërë mirë që është mbledhur me qëllim informimin mbi procesin e themelimit të institucioneve shtetërore.

“Meqë jemi në terr informativ, pa televizione, pa gazeta, pa internet, pa rrjete sociale, pa telefona, është jetike që njerëzit të marrin vesh se çfarë ka ndodhur në shtet”, shkroi Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kryesia e LDK-së qenka mbledhur, siç u tha, me qëllim informimin mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President. Mirë kanë bo. Meqë jemi në terr informativ, pa televizione, pa gazeta, pa internet, pa rrjete sociale, pa telefona, është jetike që njerëzit të marrin vesh se çfarë ka ndodhur në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat