Lekaj kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e pandemisë

Aktuale

Lekaj kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e pandemisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:48
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur kritika ndaj qeverisë sa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Jemi vendi i fundit në rajon në raport me vaksinimin…Ekzistojnë 31 milionë euro që janë ndarë nga ish-Qeveria Hoti. Me ardhjen e Qeverisë Kurti ata në vend së ta vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, ata shtynë nënshkrimin e kontratës”, ka deklaruar Lekaj.

Lekaj thotë se Kosova është popull i vogël dhe nuk është ndonjë problem që të vaksinohet populli në tërësi.

“Ne rreth 20 mijë vaksina gjithsejtë i kemi pasur, ndërsa Shqipëria në baza ditore vaksinojnë mbi 20 mijë qytetarë”, tha ai.

Lekaj thotë se nuk duhet të niset me paragjykimi se çfarëdo që kanë bërë qeveritë paraprake duhet të anulohen.

“Nuk fillon bota me qeverisjen e Kurtit dhe as nuk do të mbarojë. Kurti është dashur të shohë kontratat e nënshkruara nga Qeveria Hoti nëse janë bërë në mënyrë ligjore, e jo të refuzohet nënshkrimi e të dëmtohet shëndeti i qytetarëve”, tha ndër të tjera Pal Lekaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat