Shkëmb Manaj merr një pozitë të re në LDK

Aktuale

Shkëmb Manaj merr një pozitë të re në LDK

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:29
Shkëmb Manaj

Shkëmb Manaj nga LDK ka njoftuar se me vendim të Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është emëruar Koordinator i Departamentit për Rend, Ligj dhe Siguri.

"Me vendim të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, jam emëruar Koordinator i Departamentit për Rend, Ligj dhe Siguri.

Departamentet e themeluara nga Kryesia e LDK-së, do të hartojnë dhe shprehin qëndrimet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do t'i parashtrojnë temat për avancimin e proceseve që duhet t'i ndërmarrin institucionet si dhe do te kenë rol në alternativën opozitare ndaj Qeverisë.

Se shpejti, do ta ndërtojmë ekipin me ekspertat me të mirë të sektorit të rendit, drejtësisë dhe sigurisë", ka shkruar Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat