Tahiri, VV-së: Sulmet ndaj Selimit, janë tendencë për t'i mbuluar dështimet tuaja

Aktuale

Tahiri, VV-së: Sulmet ndaj Selimit, janë tendencë për t'i mbuluar dështimet tuaja

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:44
Besnik Tahiri

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të VV-së, kjo pasi Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë e ka akuzuar Selimin sot për dhënien e një pronë të Ministrisë së Drejtësisë në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Ish-zëvendëskryeministri tha se VV nuk duhet të fshihen prapa paaftësive të tyre.

“Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë. Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët.

Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat