Zbulohet edhe një detaj për Bashkim Brahimajn që u vra sot në Pejë

Aktuale

Zbulohet edhe një detaj për Bashkim Brahimajn që u vra sot në Pejë

Nga: A.Zh Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:22
Bashkim Brahimaj

Bashkim Brahimaj, i cili u vra sot në fshatin Novosellë të Pejës, ishte edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Bekë Berisha, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Lajm i trishtë për humbjen e jetës së bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj! Ngushëllime familjes dhe shokëve”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.

Në pasditen e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Dyshohet se vrasja ndodhi për shkaqe pronësore./Botasot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat