Limaj në ditën e punëtorëve: Pandemia ka sfiduar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend

Aktuale

Limaj në ditën e punëtorëve: Pandemia ka sfiduar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:30
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ia ka uruar të gjithë punonjësve në vendin tonë 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Limaj shkruan se fatkeqësisht, kemi hyrë në vitin e dytë, që kur pandemia COVID-19 i ka sfiduar dhe dëmtuar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend dhe për këtë uroj që kjo periudhë e vështirë të ikën sa më parë.

Postimi i plotë:

Të gjithë punonjësve në vendin tonë ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Fatkeqësisht, kemi hyrë në vitin e dytë, që kur pandemia COVID-19 i ka sfiduar dhe dëmtuar edhe më shumë punëtorët e të gjithë sektorëve në vend dhe për këtë uroj që kjo periudhë e vështirë të ikën sa më parë.

Përkushtimi i institucuoneve tona duhet të jetë gjithmonë në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira, që punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë, sipas standardeve më të mira europiane, ku ne synojmë të aspirojmë. Urime! FL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat