Rreth 85 mijë qytetarë lëshuan Kosovën për 3 ditë

Aktuale

Rreth 85 mijë qytetarë lëshuan Kosovën për 3 ditë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:04
Ilustrim

Fundi i javës që lamë pas dhe fillim i kësaj jave do të jetë pushim për institucionet shtetërore. Pasi që më 1 Maj për Ditën Ndërkombëtare të Punës, ishte e shtunën dhe Pashkët ortodokse ishin të dielën, institucionet shtetërore do të pushojnë edhe të hënën dhe të martën.

Kjo ka shtyrë që shumë kosovarë të kalojnë këto ditë feste në shtete fqinje. Policia e Kosovës ka bërë të ditura shifrat e personave që kanë dalë jashtë vendi, përmes kufijve tokësor, që nga e premtja (30.04) e deri të dielën (01.05).

Gjatë këtyre tre ditëve nga Kosova për në vendet fqinje kanë dalë  84 mijë e 558 persona, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë hyrë në Kosovë arriti në 69 mijë e 482. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 30 prill ka kontrolluar 28 mijë e 872 persona të cilët kanë dalë nga Kosova, më 1 maj ka kontrolluar 35 mijë e 53 persona, ndërsa me 2 maj 20 mijë e 633 persona kanë dalë nga Kosova.

Në grafikët që i posedon media nga Policia e Kosovës, shihet se më 30 prill, 17 mijë e 921 qytetarë kanë kaluar kufirin perëndimorë, i cili përfshin kufirin me Shqipërinë edhe Malin e Zi.

Ndërsa numri i qytetarëve që u kthyen nga Shqipëria apo Mali i Zi, për në Kosovë ishte 7 mijë e 70 qytetarë.

Sa i përket vendeve të tjera fqinje, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, më 30 prill ishte numër më i vogël i kosovarëve që i vizituan këto vende.

Në Maqedoninë e Veriut shkuan 7 mijë e 331 qytetarë, kurse nga atje për në Kosovë kanë hyrë 9 mijë e 151 qytetarë. Në Serbi më 30 prill kanë shkuar 3 mijë e 620 qytetarë, ndërsa nga Serbia në Kosovë kanë hyrë 5 mijë e 673 qytetarë.

Të shtunën me 1 maj vihet re një numër më i larët i kosovarëve që kanë shkuan drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Kosovës, 23 mijë e 491 qytetarë e kanë kaluar kufirin perëndimorë (Shqipëri, Mali i Zi).

Kufirin me Maqedoninë e Veriut e kanë kaluar 7 mijë e 838 qytetarë, kurse nga atje janë kthyer 8 mijë e 915. Ndërsa në Serbi kanë shkuar 3 mijë e 724 qytetarë dhe janë kthyer 4 mijë e 367.

Me 1 maj gjithsej 35 mijë e 53 kosovarë kanë kaluar kufijtë me vendet fqinje. Ky ishte edhe numri më i lartë i kosovarëve që kanë dalë jashtë Kosovës gjatë këtyre tre ditëve. Ndërsa numri i atyre që kanë hyrë në Kosovës ishte 22 mijë e 698.

Me 2 maj të dielën, nga Kosova për në Shqipëri ose Malin e Zi kanë shkuar 12 mijë e 110 qytetarë, ndërsa nga atje janë kthyer 17 mijë e 331.

Në Maqedoninë e Veriut të dielën kanë shkuar 5 mijë e 458 qytetarë dhe janë kthyer 4 mijë e 455. Ndërsa në Serbi kanë shkuar 3 mijë e 65 qytetarë dhe janë kthyer 3 mijë e 104.

Të dielën në pikat kufitare është parë numër i lartë i qytetarëve të cilët kanë hyrë në Kosovës. Gjithsej në Kosovë me 2 maj kanë hyrë 24 mijë e 890 qytetarë, dhe nga Kosova kanë dal 20 mijë e 633 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat