Gjykata Speciale konfirmon: Kadri Veseli është transferuar sot në Hagë

Aktuale

Gjykata Speciale konfirmon: Kadri Veseli është transferuar sot në Hagë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:58
Kadri Veseli

Ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

“Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo.

Veseli ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat