Abelard Tahirit i vjen reagimi: Je shumë i vogël të flasësh për Donika Gervallën

Aktuale

Abelard Tahirit i vjen reagimi: Je shumë i vogël të flasësh për Donika Gervallën

Nga: A.SH Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:14
Abelard Tahiri

Anëtari i VV-së, Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar Albeard Tahiri nga PDK që po kërkojnë shkarkimin e ministres së punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas tij, PDK e ka humbur toruan, kjo u pa edhe nga fjalori i tyre denigrues e fjalori fyes.

“Verdikti i popullit respektohet në çdo vend demokratik. Donika erdhi në poste me votën e zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, erdhi me votën e lirë të popullit”, ka shkruar Mulliqi.

Postimi në Facebook:

Duke pa se përfundimisht se po ju rrëshqet dheu nën këmbë, Abelard Tahiri, janë çuar peshë, duke sulmuar pa asnje argument Ministren e Puneve te Jashtme, zonjen Donika Gërvalla. Sa e kanë humbuar toruan, tregon fjalori i tyre denigrues e fjalori diletent e fyes. Vet sa kanë qene ne pushtet e kan dhi punen. Veq hajnive dhe plaçkës asgjë te hajrit nuk kanë punuar per popull dhe per shtet, e tash na paraqiten gjoja mbrojtes te tyre. Kori i korbave i kanë grahmat e tyre të fundit. Këtë e dinë mirë, se nuk do të ketë kthim mbrapa te proceseve, se nuk do ta kanë thesin e tagjisë, siq janë mësuar qe 22 vite. Je shume i vogël Abelard Tahiri të flasesh për Donika Gervallën. Ajo te mbane në xhep të vogel, se i ka të gjitha atributetet e nje atdhetare të mirëfillt. Nuk jeni mësuar të sundon ashtu si duhet rendi dhe ligji në këtë vend, por keni me u mësuar me rend dhe ligj...! Verdikti i popullit respektohet në çdo vend demokratik. Donika erdh në poste me votën e zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, erdh me votën e lirë të sovranit -popull. Ju sikur beheni qe i keni harruar keto, dhe po kecenoheni, por kot e keni ...!!!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat