Haxhi Avdyli: Më vjen keq për PSD-në që ishin arrestuar e tërë partia, 4 persona

Aktuale

Haxhi Avdyli: Më vjen keq për PSD-në që ishin arrestuar e tërë partia, 4 persona

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:45
Haxhi Avdyli

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka ironizuar me numrin e anëtarëve të PSD’së.

Këtë e ka bërë teksa ka komentuar aksionin e tyre simbolik në objektin e Kuvendit të Kosovës.

“Më vjen keq për PSD’në që janë arrestuar krejt partia, 4 persona”, ka thënë ai.

Tutje, Avdyli ka thënë se ata po tentojnë ta kopjojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk po ia dalin.

“Ata po mundohen me e imitu Albin Kurtin, por nuk po i bijnë ato tesha. PSD po mundohet me e imitu një Vetëvendosje të kalume, por nuk po i bijnë këto tesha. Ata janë duke u mundu me mbijetu, por i ka kuptu populli, kur u ndajtën”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat