Koordinim opozitar PDK: Dialogu përgjegjësi e Qeverisë, rolin tonë e japim në Kuvend

Aktuale

Koordinim opozitar PDK: Dialogu përgjegjësi e Qeverisë, rolin tonë e japim në Kuvend

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës, por që subjekti më i madh opozitar në Kuvend do të ketë një mbikqyrje të rrept për këtë proces.

Betim Gjoshi nga PDK i ka thënë se roli i Partisë Demokratike të Kosovës karshi dialogut do të bëhet kryesisht në Kuvendin e Kosovës.

“Ne do të japim kontributin tonë në kuadër të Kuvendit të Kosovës, duke mbrojtur interesin e Kosovës dhe interesin qytetar”, ka thënë Gjoshi.

Sipas tij nga Qeveria Kurti, PDK do të kërkoj vazhdimisht llogari për takimet Kosovë – Serbi dhe se PDK do ta këtë nën “llupë” këtë proces.

“Do të mbikqyrim këtë proces dhe do të kërkojm llogari dhe do ta mbikqyrim Qeverinë .Nuk do lejojmë asnjë rast që të cenohet sovraniteti, integriteti dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Gjoshi.

Ndryshe AAK nuk do të jetë pjesë e asnjë ekipi apo strategjie për dialogun Kosovë Serbi, por që ky subjekt politik do të kryej rolin dhe përgjegjësitë e saj në organin më lë lartë legjislativ.

Nga mesi i majit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet në Bruksel në një takim darke me përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor, por që një takim mes tij dhe presidentit Aleksandër Vuciq është paraparë të mbahet dikur në muajin e ardhshëm.

Pa konsenus ndërmjet partive politike shiqptare, deri tani është formuar vetëm grupi i ekspertëve apo këshilldhënsve për dialogun Kosovë Serbi e në të cilën bëjnë pjesë Veton Surroi, Blerim Shala, Bernard Nikaj e ekspertë të fushave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat