Para disa ditësh ia anuloi tenderin Haradinajt, Donika Gërvalla tash merr një tjetër vendim

Aktuale

Para disa ditësh ia anuloi tenderin Haradinajt, Donika Gërvalla tash merr një tjetër vendim

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:03
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla, para disa ditës ka anuluar tenderin e hapur për sigurime të shëndetit në udhëtim për stafin e MPJD-së, i hapur kur ministre e këtij dikasteri ishte Meliza Haradinaj

Njoftimi aso kohe për kontratë ishte bërë në fillim të muajit mars, derisa vlera e parashikuar ishte 20 mijë euro.

Por për tenderin e njejt, MPJD ka vendosur që të hap sërish tender.

Vlera e parashikuar e kontratës është 20 mijë euro, derisa koha e fundit për paraqitjen e ofertave është data 1 qershori I vitit 2021

Ndryshe, arsyeja e ndërprerjes së këtij aktiviteti herën e kaluar, ishte fakti që asnjëri prej apikimeve të pranuar asokohe nuk ishte përgjegjshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat