Vazhdon vaksinimi antiCOVID-19 në sallën “1 Tetori”, Bardhi: Vetëm sot janë vaksinuar rreth 200 persona

Aktuale

Vazhdon vaksinimi antiCOVID-19 në sallën “1 Tetori”, Bardhi: Vetëm sot janë vaksinuar rreth 200 persona

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë në të cilën është duke vazhduar vaksinimi anti COVID-19 për personelin shëndetësor për tërë Kosovën, vetëm sot janë vaksinuar rreth 200 profesionistë shëndetësor.

Kështu tha në një konferencë për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Sipas tij, sot shënohet dita e shtatë e vaksinimit të personelit shëndetësor e cila ka filluar nga data 5 maj.

“Jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tuje mbi procesin e vaksinimit në sallën 1 tetori . Aktualisht për sot kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Deri më sot kemi kaluar mbi 4000 doza të vaksinës Pfizer në sallën “1 Tetori”.

Ai po ashtu tha se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 29 mijë persona.

Ndërkaq, Bardhi gjithashtu theksoi se procesi i vaksinimit është duke funksionuar shumë mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat