Harrohen dokumentet mbi Ballkanin, tash shfaqet një rrezik nga“Plani B”

Aktuale

Harrohen dokumentet mbi Ballkanin, tash shfaqet një rrezik nga“Plani B”

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:33
Ilustrim

Në të gjithë Ballkanin, po diskutohet për një dokument jo zyrtar (non-paper), që nuk duket se ka një autorë zyrtar, por që ka nxjerrë gjithsesi në sipërfaqe të gjitha kontradiktat dhe kompleksitetet e rajonit.

Ishte një media në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ajo që zbuloi së pari një dokument kondencial të qeverisë sllovene që iste mbi idetë radikale të shpërbërjes së Bosnjës, dhe diskutonte mbi një rajon të përqendruar rreth një “Shqipërie të Madhe”, “Serbie të Madhe” dhe një “Kroacie të Madhe”.

Kështu mendon politikani dhe diplomati gjerman Cark Biltd. Sipas tij që atëherë, të gjithë liderët në rajon janë përpjekur që të distancohen nga dokumenti fantazmë, duke e ditur shumë mirë që diskutimi mbi ide të tilla është shpesh vetëm për shoë. Por dokumenti ka shërbyer për të ilustruar faktin se nëse Plani A për rajonin – integrimi me Bashkimin Evropian – nuk funksionon, atëherë ne po shkojmë drejt një Plani B, që përfshin konikte dhe kuj të rinj në rajon.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Në një takim të vitit 2003 në Selanik të Greqisë me udhëheqësit e Ballkanit, liderët e BE-së morën vendimin strategjik largpamës për t’i ofruar anëtarësimin në union të gjitha vendeve të rajonit. Në atë kohë, ishte bërë e qartë se pas një dekade luftërash dhe shpërbërjesh, vetëm një kornizë e fortë e integrimit evropian, mund të sillte një stabilitet afatgjatë në Ballkan.

Kjo qasje strategjike është po aq e vlefshme sot sa ishte edhe atëherë. Por fatkeqësisht, udhëheqësit e BE-së duket se e kanë harruar atë. Me skepticizmin në rritje në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, shpesh të nxitur nga konsiderata të politikave afatshkurtra të vendeve të caktuara anëtare, vrulli i procesit të zgjerimit është zbehur gradualisht – dhe blloku po humbet edhe mekanizmat e ndikimit që ka në rajon për të inkurajuar reformën dhe ri-integrimin.

Për të cituar një burrështetas të famshëm evropian, procesi i integrimit në BE i Ballkanit“ka pësuar një vdekje celebrale” vitet e fundit. Vetë udhëheqësit në rajon nuk kanë ndihmuar gjithmonë.

Duke qenë shpesh kryesisht të interesuar për ruajtjen e sistemeve ekzistuese të pushtetit dhe privilegjeve të tyre, ata kanë qenë jo rrallë të ngadaltë në zbatimin e reformave të nevojshme. Dhe Bashkimit Evropian ka qenë shpesh tepër formalist në qasjen e tij, duke u fokusuar më shumë tek procedurat sesa tek transformimi real i gjërave në Ballkan.

Por me ngecjen e procesit të zgjerimit dhe dobësimin e procesit të integrimit për rajonin, është e pashmangshme rishfaqja e tensioneve të vjetra. Javët e fundit u rikthye dhuna në rrugët e Belfast, ndërsa u zhduk korniza për marrëveshjen e paqes në Irlandën e Veriut që u sigurua nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar kur ishin që të dyja anëtare të BE-së (edhe pse dhuna nuk është vetëm për shkak të mosmarrëveshjes BE-Britani për kurin detar).

E njëjta logjikë e ngjarjeve në Belfast, rrezikon të rishfaqet në Ballkan në vitet në vijim. Përpjekjet e vjetra ndërkombëtare për të sjellë paqe në rajon pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u bazuan në premisën themelore të ruajtjes së kujve ekzistues. Liderët e atëhershëm të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tudjman dhe Slobodan Miloshevic, komplotuan për ta përçarë Bosnjën.

Por bashkësia ndërkombëtare qëndroi e vendosur në një qasje kundërshtim me këtë veprim, duke synuar që ta ruajë shoqërinë multikulturore në Bosnje dhe Maqedoni të Veriut, dhe të mbrojë pakicat kudo tjetër, në Kosovë, Serbi dhe Kroaci.

Dokumenti jo zyrtar dhe pa autor, po argumenton se nëse Plani A nuk funksionon më, ne duhet të bëhemi gati për një Plan B, që përfshin rishikimin e kujve dhe pranimin e një vale të re të zhvendosjes etnike të njerëzve në të gjithë rajonin (paqësor ose me dhunë). Ajo përbën një deklaratë brutale mbi realitetin brutal që mund të na presë në të ardhmen. Në këto kushte, mundet vetëm të shpresohet që ky dokument kondencial do të shërbejë si një thirrje zgjimi për BE-në dhe të tjerët mbi rreziqet e një procesi të bllokuar të zgjerimit, dhe interesit të zbehur me shpejtësi të Brukselit mbi punët e rajonit.

Dhe BE-ja nuk është e vetmja që është e përgjumur në raport me rajonin. Britania e Madhe, pas dekadave të angazhimit me Ballkanin, as që e përmendi rajonin në dokumentin e saj strategjik “Integrated Revieë”.

Ajo që nevojitet tani është një iniciativë e re e Selanikut:një angazhim strategjik me rajonin i Bashkimit Evropian dhe të tjerët. Kjo nuk do të thotë që thjesht t’i shtohen herë pas here disa “decibel” njoftimeve mbi politikat ekzistuese, siç e kemi parë tani dhe në të kaluarën.

Unionit mund t’i duhet që të theksojë instrumentet e saj ekzistuese, të ri-mendojë rregullimet e saj institucional, dhe t’i japë më shumë ndikim dhe rëndësi fazave të ndryshme të ndërmjetme të integrimit.

Ballkani nuk është një vend i thjeshtë. Mijëvjeçarët e perandorive multikulturore kanë lënë si trashëgim aty një mozaik,i cili ka qenë i vështirë të integrohet në formën tonë moderne të shteteve kombëtare. Por, për arsye që shkojnë përtej stabilitetit afatshkurtër, sigurisht që ia vlen që të ruhet ajo që ekziston ende në këtë mozaik të vjetër, dhe të shmanget një raund tjetër i shpërbërjes së dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat