Alma Lama: Kosova ta përkrahë Izraelin, dhe të dal kundër dy organizatave terroriste

Aktuale

Alma Lama: Kosova ta përkrahë Izraelin, dhe të dal kundër dy organizatave terroriste

Nga: N.Sh Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:21
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama thotë se Kosova duhet të dal me qëndrim në përkrahej të Izraelit.

Ajo përmes një  postimi në Facebook, thotë se gjithashtu Kosova duhet të dal kundër dy organizatave terroriste që kanë sulmuar me raketa Hamasin deh Hezbolahun.

“Ky qëndrim duhet jo vetëm për shkak të interesave tonë dhe aleancës me SHBA dhe Izraelin, por edhe sepse është i drejtë”, shkruan ajo.

Sipas saj, pozicionimi i qartë krah aleatëve është i nevojshëm për Kosovën.

Postimi i plotë:

Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës duhet të dalë me qëndrim në përkrahje të shtetit të Izraelit dhe kundër dy organizatave terroriste që këto ditë kanë sulmuar me raketa, Hamasin dhe Hezbollahun. Ky qëndrim duhet jo vetëm për shkak të interesave tonë dhe aleancës me SHBA dhe Izraelin, por edhe sepse është i drejtë.

Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë veten nëse sulmohet, ndërsa xhamitë nuk duhet të përdorën si çerdhe terroristesh për të realizuar qëllime politike.

Shteti i Kosovës nuk ka ndonjë influencë në këto zhvillime por pozicionimi i qartë krah aleateve është i nevojshëm. Për më tepër duke pasur parasysh qëndrimin e hapur pro serb të autoriteteve palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat