Haziri: Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë

Aktuale

Haziri: Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 21:58
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë.

Ai shtoi se LDK do të jetë gardian i Republikës, gjersa shpreson se do të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit.

Postimi i plotë:

Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës.

17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë.

Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat