Kancelarja Merkel sot bisedon me kryeministrin Kurti

Aktuale

Kancelarja Merkel sot bisedon me kryeministrin Kurti

Më: 17 maj 2021 Në ora: 07:40
Merkel/ Kurti

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën pasdite një video-konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat