Kurti: Kosova do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja

Aktuale

Kurti: Kosova do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja

Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca plenare ku po diskutohet për programin e Qeverisë “Kurti II”.

Në fjalën e tij, gjatë kësaj seanca kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se se për 55 ditë qeverisje janë bërë shumë punë të mëdha, që siç tha ai do të hedhin bazat e progresit për katër vjetët e ardhshme.

Kurti ka thënë se masat e vendosura antiCOVID kishin efekt dhe rezultuan të suksesshme.

“Me të ardhur në Qeveri i hartuam një plan që e ndali trendin e rritjes së rasteve që trashëguam. Pas 41 ditësh të hyrjes në fuqi mund të raportojë që masat ishin efektive dhe të suksesshëm dhe falë tyre kemi në situatë krejt tjetër. Sot kemi shumice parlamentare, qeveri e presidencë që janë në harmoni me qëndrime. Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku dhe duhet manifestohet me reforma të mëdha”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu shtoi se kur e kanë marrë detyrën, nuk kanë gjetur asnjë kontratë për asnjë vaksinë, ndërsa tha se deri në fund të muajit Kosova do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja.

“Ne kur erdhëm nuk gjetëm asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 mijë vaksina të reja”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka blerë asnjë dozë të vaksinës kundër OVID-19. Të gjitha vaksinat e ardhura deri më sot janë donacion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat