Dy viktima nga aksidenti në Drenas, flet mjeku kujdestar

Aktuale

Dy viktima nga aksidenti në Drenas, flet mjeku kujdestar

Më: 23 maj 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekura dy gra.

Përveç dy viktimave, nga ky aksident u lënduan edhe katër persona të tjerë që morën trajtim mjekësor.

Mjeku i Qendrës Mjekësisë Familjare në Komoran, Feriz Bytyqi ka treguar se njëra nga viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKMF.

“Është e vërtetë se një person ka ardhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran pasdite dhe ka ardhur pa shenja jete. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse e njëjta kishte ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Mjeku mes tjerash bëri të ditur se nga ky aksident për trajtim mjekësorë kanë qenë edhe katër të lënduar por që të njëjtit janë përcjell për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat