“Të kam qit prej punës”, Kastrati i përgjigjet Bislimit

Aktuale

“Të kam qit prej punës”, Kastrati i përgjigjet Bislimit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:02
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka folur pas përplasjes që kishte sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kur po mbahej mbledhja e komisionit për Integrim Evropian.

Kastrati sqaroi deklaratën e Bislimit i cili i tha se e kishte tha se e kishte larguar nga puna si asistent.

“Kemi punu bashkë në Universitein Amerikan, tha të kam hekë prej punës, sdi çka tha nuk e kuptova. Në vitin 2016 unë kam apliku dhe jam pranu në Ambasadën Amerikane. E vërteta është se ai ka ardhë më diplomë të pa nostrifikuar në Universitetin Amerikan”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai ka sqaruar se si erdhën deri të përplasja që përfundoi me largimin nga salla të deputëtëve të PDK-së.

“Por ky ishte fundi. Fillimi kishte të bëj me diçka tjetër, paaftësia e zëvendëskryeministrit me i qëndru debatit të fortë. Unë nuk kam faj që ai i ka fitu zgjedhjet, unë i shtrova çështjet për çka ai ishte i thirrur me raportu. Kërkova përgjigje, ai tha ti nuk meriton përgjigje, i iku debatit dhe doli në ato çështje tjera. Bisla nuk ishtë në gjendje me argumentu se çka ka me bë kryeministria sepse e ka obligim me udhëheq dialogun”, ka thënë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat