Miftaraj: Pika më e ndjeshme e Policisë së Kosovës është mungesa e sigurimit jetësor

Aktuale

Miftaraj: Pika më e ndjeshme e Policisë së Kosovës është mungesa e sigurimit jetësor

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 22:06
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka theksuar se pika më e ndjeshme e Policisë së Kosovës është mungesa e sigurimit jetësor.

Sipas tij, në shumë çështje sa i përket funksionimit të Policisë, qeveritë e kaluar nuk kanë pasur vullnet që t’i rregullojnë përmes ligjit.

“Qeveritë e kaluara nuk kanë pasur vullnet këtë ta rregullojnë me ligj, që në rastet kur të njëjtit qëndrojnë jashtë orarit të punës, por varen kryesisht prej vendimeve ad-hock të ministarve, varësisht kush ka qenë në Qeveri, ju kanë dhënë shtesa për shkak të orarit të tejzgjatur”, tha ai.

Në anën tjetër, siaps tij, pa dyshim që pika më e ndjeshme që ndikon në Policinë e Kosoës, është mungesa e sigurimeve jetësore.

“Gjithmonë flasim për një kategori që kanë rrezikshmëri të lartë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, në qoftë se një zyrtar policor ka probleme shëndetësore, hyn në rangun e qytetarëve të thjeshtë ku jo rrallë herë është kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale apo formave të ndryshme”, tha ia.

Në një shtet normal, sipas Miftarajt, u kushtohet rëndësi e madhe institucioneve që kanë interes për sigurinë nacionale, kanë interes për rend dhe qetësi.

“Besoj që sigurimi shëndetësor nuk do duhej të ishte temë e politikës, por do duhej të kishte vullnet politik që t’iu realizohen këto të drejta zyrtarëve policor. Me vet faktin se afërsisht 8 mijë policë, ku 80% e tyre veprimtarinë e ushtrojnë në publik, ku janë competent për sigurinë e qytetarëve, mbrotjtjes së integritetit territorial, apo veprimeve të tjera që e bëjnë me të qetë këtë vend, do dohej që ta merrnin trajtimin adekuat nga ana e Qeverisë se Kosovës. Kjo nuk është e mirë për familjarët e policëve, për të kërkuar ndihmë që t’I shërojnë jashtë vendit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat