Lajmi i fundit për trustin, ja çfarë pritet të bëjë Qeveria

Aktuale

Lajmi i fundit për trustin, ja çfarë pritet të bëjë Qeveria

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:05
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin pritet që të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, e cila nis në orën 15:00, pritet të merren disa vendime.

Një prej pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rimburësimin e atyre që i kanë tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve nga Trusti.

“Shqyrtim i Proprozim-vendimit për Rimburësimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023(MFPT)”, thuhet në rendin e ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat