Raporti i SHSKUK-së: 77 pacientë me oksigjenoterapi

Aktuale

Raporti i SHSKUK-së: 77 pacientë me oksigjenoterapi

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

SHSKUK ka publikuar raportin ditor me numrin e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Sipas këtij raporti, 36 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 77 nën asistim me oksigjenoterapi.

Në QKUK nga 75 pacientë të shtrirë, 1 pacient është në gjendje të rënduar, 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 57 janë me oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 19 pacientë, 1 në gjendje të rëndë, ndërsa në Pulmologji po trajtohen 56 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme nga 39 pacientë të shtrirë, 17 janë të konfirmuar pozitivë dhe 20 me oksigjenoterapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat