Këtë muaj PDK zgjedh kryetarin dhe lidershipin e ri

Aktuale

Këtë muaj PDK zgjedh kryetarin dhe lidershipin e ri

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:57
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në serinë e dytë të diskutimeve të forumit FOL Hapur.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të mbajë konventen zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri.

Këtë e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, por nuk tregoi nëse do të synojë të jetë lider fuqiplotë i PDK-së.

Në forumin “FOL Hapur” të Lëvizjes Fol, Hoxhaj tha se mbajtjen e një konvente po e kërkon anëtarësia e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat