Blerim Latifi i reagon PSD-së për aksionin te kisha e Millosheviqit në Prishtinë

Aktuale

Blerim Latifi i reagon PSD-së për aksionin te kisha e Millosheviqit në Prishtinë

Nga: N.Sh. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:18
Aksioni i PSD te kisha e Millosheviqit

Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar një aksion të Kisha Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

“Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi: Albin Kurti", është mbishkrimi që PSD ka vendosur në kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).

E këtë aksion të PSD profesori universitar Blerim Latifie sheh të gabuar.

Sipas tij, këto spektakle politike po e faktorizojnë atë.

“Aksioni i PSD-së te kisha e Millosheviqit në oborrin e UP-së, është një reagim krejtësisht i gabuar ndaj liturgjisë së djeshme. Spektaklet politiko-simbolike brenda dhe jashtë këtij objekti vetëm sa e faktorizojnë atë dhe kjo gjë përbën edhe objektivin e qeverisë në Beograd. Dardan Gashi e tregoi dje zgjidhjen adekuate: Drynin!”, shkruan Latifi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat