Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus, ky është numri i personave të shëruar

Aktuale

Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus, ky është numri i personave të shëruar

Nga: A.Morina Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, pas testimit të rreth 2 mijë mostrave, shkruan "Bota sot".

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.

Në total numri i rasteve aktive është 627.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat