​OAK organizoi aktivitetin “Kafja e mëngjesit” së bashku me bizneset anëtare

Aktuale

​OAK organizoi aktivitetin “Kafja e mëngjesit” së bashku me bizneset anëtare

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në vazhdën e aktiviteteve të saj të organizuara për bizneset anëtare, tashmë ka rifilluar aktivitetin e kamotshëm “Kafja e mëngjesit me bizneset anëtare”.

Një aktivitet i tillë është mbajtur edhe sot në zyret e Odës së Afarizimit të Kosovës, me ç’rast të pranishëm ishin biznese nga sektorët e ndryshëm të cilët operojnë në vend.

Çështjet kryesore të cilat u diskutuan në kuadër të këtij aktiviteti me bizneset anëtare ishin pakoja e re fiskale për rimëkëmbje të ekonomisë së vendit, Ligji i Punës, Ligji për Shoqëritë Tregtare, Ligji për Investime të Huaja, krijimi i zonave ekonomike, çështja e ndarjes së gradeve si dhe aktivitetet e fundit të organizuara nga OAK.

Me këtë rast Kryetari i Odës së Afarizimit të Kosovës Skënder Krasniqi, falënderoj përfaqësuesit e bizneseve anëtare për prezencën duke paraqitur para tyre edhe rastet e fundit që oda ka deleguar dhe zgjidhur.

Përderisa Sekretari i OAK-së Diamant Elshani duke falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për prezencën e tyre, informoj të pranishmit për bashkëpunimin të cilin OAK i ka ofruar tashmë Qeverisë së Kosovës.

Përgjatë këtij aktiviteti përfaqësuesit e bizneseve, paraqitën problemet e tyre, shkëmbyen përvojat si dhe kishim mundësi për diskutim të hapur.

Shyqyri Bytyqi nga biznesi Vala Consulting, përgjatë këtij takimi theksoi se në Kosovë mbetet edhe më tutje problematike zbatimi i ligjit ndërsa bëri thirrje që bashkërisht të lobojmë për zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohemi.

Nga ana tjetër Adnan Ibrahimi nga Silcagroup, falënderoj OAK-në për zgjidhjen e barrierës të kamotëshme për eksport të ujit nga Kosova për në Shqipëri. Njëkohësisht, Ibrahimi theksoi se problem mbetet edhe më tutje mënyra e trajtimit të prodhueseve vendor nga përfaqësuesit e marketeve.

Të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet patën mundësinë që të diskutonin hapur dhe të parashtronin pyetje rreth çështjeve me interes, përderisa u dakorduan se për pakon e re fiskale duhet të bëhet një analizë e sektorëve më të afektuar dhe ndarja e mjeteve të bëhet në mënyrë proporcionale bazuar në dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat