Abbott, Konjufca e Kurti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Aktuale

Abbott, Konjufca e Kurti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 10:34
Nicolas Abbott, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

(E plotësuar 13:15) - Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Kosovës.

Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë, thuhet në komunikatë.

***

Memorandum bashkëpunimi është nënshkruar mes Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë.

Ambasadori britanik Nicolas Abbott, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Pas nënshkrimit asnjëri nga të pranishmit nuk u deklaruan për medie.

Në bazë të këtij memorandumi ambasada do të monitorojë rekrutimin në pozita të larta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat