Sveçla: Ne punojmë çdo ditë për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve

Aktuale

Sveçla: Ne punojmë çdo ditë për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:55
Xhelal Sveçla

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR kanë përuruar sot Qendrën e Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll.

Në këtë ditë u vlerësua trajtimi i refugjatëve që po iu bëhet në dy qendrat e azilantëve në Kosovë, asaj në Magure të Lipjanit dhe në Vranidoll.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se në vitet 1998-të dhe 1999-të afro një milion qytetarë të Kosovës dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në vende fqinje dhe më larg.

Sveçla: Si popull ne jemi përballur me të njëjtën situatë në vitet 98 dhe 99

“Si popull ne jemi përballur me të njëjtën situatë në vitet 98 dhe 99 kur afro një milion bashkëqytetarë dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në vende fqinje por edhe më larg. Ne njohim më mirë se kushdo tjetër ndenjën e të qenurit larg nga shtëpitë tonë duke mos ditur nëse do të kthehemi ndonjëherë në to. Momente e largimit nga vendi ynë janë menduar si të fundit sepse qëllimi ishte siguria dhe mirëqenia në vendet gjithandej globit”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla tha edhe se po punojnë për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve e me theks integrimin e tyre për të vazhduar jetën pa ndonjë dallim nga qytetarët e Kosovës. Ai ka siguruar që do të ofrojnë siguri dhe mirëqenie për të strehuarit në Kosovë.

Sveçla: Po punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve

“Ne punojmë çdo ditë për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve këtu dhe me theks të veçantë për integrimin e tyre për të vazhduar jetën pa dallim nga qytetarët tanë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organizatat që angazhohen për mbrojtjen e refugjatëve në Kosovë, veçanërisht me UNHCR e cila sot na ka mbledhur këtu dhe falë ndihmës së saj ne inaugurojmë objektin e rinovuar. Ju sigurojmë që do të punojmë, të ofrojmë siguri dhe mirëqenie dhe të angazhohemi maksimalisht që të gjithë të strehuarit që aktualisht janë këtu dhe të tjerët që mund të vijnë pas tyre të kenë trajtim me dinjitet dhe kudo në Kosovë”, është shprehur Sveçla.

Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Eron Arduc tha se Kosova është angazhuar në vazhdimësi për përfshirjen dhe avancimin e azilantëve. Ndërkohë tregoi për kushtet që janë krijuar në këtë qendër.

Arduc: Kosova ka punuar vazhdimisht për avancimin e azilkërkuesve

“Duke qenë këtu ne tregojmë që nuk po e kthejmë kokën anash dhe qëndrojmë sëbashku me refugjatët. Nëse e bëjmë prej një distance më të largët dhe fokusohemi në Kosovë. Në Kosovë dhe në veçanti Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministria për Komunitet dhe Kthim në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR dhe si partner që jemi në mënyrë të vazhdueshme kanë punuar në përfshirjen dhe avancimin, kushteve për gjithë azilantët apo ata që kërkojnë strehim[...]këtu në Vranidoll UNHCR në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka rinovuar objektin e dëmtuar të azilantëve duke i ngritur kushtet e banimit do të thotë në dy qendrat e azilantëve në Magure në Lipjan dhe këtu. Kemi përmirësuar edhe kushtet e përcaktimit të refugjatëve përmes pajisjeve, intervistave në distancë”, tha ai.

Luigi Bruca nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) tha se ndihet mirw kur sheh qw paratw pwr investime janw shpenzuar nw mwnyrwn e duhur sikurse nw rastin e Qendrws sw Azilit e sapo rinovuar. Megjithkwtw, ai theksoi se duhet tw bwhet sa mw shumw pwr t’i ndihmuar sa mw shumw pwr tw bwrw ndryshime tw mwdha nw jetwn e tyre.

Bruca: Ndihem i çliruar, sepse paratë që i kemi investuar, janë shpenzuar në mënyrën e duhur

“Kur vimë të vizitojmë një projekt si ky, ndihem më të vërtet i çliruar, sepse paratë që i kemi investuar, janë shpenzuar në mënyrën e duhur. Duke e parë videoklipin pas meje, duke parë fëmijët, të cilëve u është lejuar të shkojnë në shkollë, ne e kuptojmë që njerëzit, të cilët nuk e kanë pasur mundësinë të jenë në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë një jetë normale, e kanë tani një rast që të kalojnë traumatizimin e të jetuarit në vendin e tyre. Andaj çka duhet të bëjmë ne është që t’i ndihmojmë sa më shumë që mundemi për të bërë ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Në veçanti për Kosovën, siç e përmendi edhe ministri, përvoja e para 20 viteve është e ngjashme me ta, dhe në atë kohë shumë vende të Bashkimit Evropian kanë treguar solidaritet, andaj në këtë situatë mendoj se kontributi ynë e bën ndryshimin”, tha ai.

Ndërsa Ahmad, qytetari nga Siria ka falënderuar qytetarët, policinë dhe qeverinë e Kosovës për ndihmat që u kanë ofruar.

Ahmad: Falënderoj të gjithë për ndihmat që kanë ofruar për refugjatët e Sirisë

“Kam ardh në këtë vend para një viti dhe falënderoj qeverinë, qytetarët dhe Policinë e Kosovës. pir gjithashtu falënderoj gjitha organizata për ndihmat që po ofrojnë për refugjatët e Sirisë. Unë kam përfituar mbrojtje ndërkombëtare këtu para një viti”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat