Ministri i jashtëm kroat tmerron serbët, e përmend edhe Kosovën

Aktuale

Ministri i jashtëm kroat tmerron serbët, e përmend edhe Kosovën

Nga: F.B. Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:39
Gordan Grliç Rradman

Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grliç Rradman, ka deklaruar sonte se Serbia në rrugën e saj drejt BE-së, duhet të tregojë përparim thelbësor dhe të qëndrueshëm në hapësirat bazike dhe të dëshmojë vullnet për përmbushjen e të kritereve të nevojshme.

Pas deklaratës të “maskuara” që shpesh mund të dëgjohen nga Brukseli, Radman ka thënë çka vërtetë pritet nga Serbia nëse dëshiron të përparojë në rrugën evropiane.

“Në këtë kuptim shikohet në hapësirën e sundimit të ligjit, çështjen e të pagjeturve, të drejtat e viktimave të luftës, procedimin e krimeve të luftës, bashkëpunimin me gjykatën penale, pranimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe forcimin e raporteve fqinjësore me anëtarët e BE- dhe fqinjët tjerë” tha Radman.

Gazeta shkruan se ministri kroat Radman edhe javën që shkoi ka bërë një deklaratë të njejtë për Beogradin.

Ai këtë deklaratë e bëri në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë, ku apeloi tek vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë.

“Kroacia nxit pesë vendet e BE që nuk e kanë pranuar Kosovën që të bëjnë këtë, sepse do të kontribuojnë stabilitetit në regjion dhe vetë Kosovës”, ka thënë ai.

Por, në të njëjtën fjalim, kur ftoi vendet evropiane ta njohin Kosovën, tha se stabiliteti i regjionit është kyç në respektimin e tërësisë territoriale të shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat