A kishte ofertë të bëhej presidente e Kosovës? Deklarohet Vlora Çitaku për herë të parë

Aktuale

A kishte ofertë të bëhej presidente e Kosovës? Deklarohet Vlora Çitaku për herë të parë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:01
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar nëse kishte ofertë për t’u bërë presidente, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje.

Çitaku ka folur rreth thashethemeve që ishin bërë rreth saj për t’u bërë presidente e Kosovës, në kohën kur ish-presidenti Thaçi kishte dhënë dorëheqje pas aktakuzës që i ishte konfirmuar nga Gjykata Speciale.

E pyetur në një emisionin televiziv, ajo ka thënë se nuk mund të flas shumë rreth kësaj çështje, por ka pranuar se ka pasur ofertë për t’u bërë presidente.

“Nuk mund të shpalosi shume, por po, unë kam pasur ofertë për t’u bërë presidente, por nuk kam pranuar”, tha Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat