Ramiz Kelmendi për helmimet në Deçan: Ky është plani i politikës shoviniste serbe kundër Kosovës

Aktuale

Ramiz Kelmendi për helmimet në Deçan: Ky është plani i politikës shoviniste serbe kundër Kosovës

Nga: M.L. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:43
Ramiz Kelmendi

Afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se politika dhe Qytetarët e Kosovës duhet të jenë vigjilent për çdo aktivitet që vjen nga Serbia, në veçanti deri sa të zgjatin bisedimet.

Këtë, ai e ka ndërlidhur me zhvillimet e fundit të helmimit të shumë qytetarëve të Deçanit.

“Politika shovinsite e Serbisë gjithnjë është duke vepruar për të nxjerrë Kosovën jo bashkëpunuese, jo demokratike dhe qytetaret e saj militant fetarë. Tërë kjo me qëllim që të humbë mbështetjen e SHBA-së dhe shteteve të BE-së. Edhe rasti i helmimit të qytetarëve të Deçanit me qellim politik për të nxitur qytetarët në protesta e në veçanti për ti dhënë kahje sigurisë së Kishës për të përfituar politikisht (dhe për të siguruar eksterritorialitet për kultet fetare). Ne shohim se ka sinjale dhe përforcimi të pikave të kontrollit të KFOR-it pranë kulteve fetare. Por, qytetarët nuk do bijnë pre e këtyre provokimeve”, shkroi Kelmendi në Facebook.

Ai tha se gjithnjë duhet pasur parasysh se vigjilenca dhe ruajtja e burimeve të ujit dhe transporti deri tek qytetari është i pa mbrojtur sipas rregullave të sigurisë së ujit edhe pse çdo mbrojtje nuk garanton siguri 100 %.

“Prandaj edhe reagensat mundë të jenë të ndryshëm, bakteriologjik, kimik të lëngshëm (që lënë shenja të dukshme) dhe kimike të gazit që është vështirë të detektohet (rasti në familje ka pirë ujë është toksizu dhe ka pirë por nuk është toksizuar, që do thotë kemi të bëjmë me reagensë kimike të gaztë që shpërndahet me të hapur rubinetën. Prandaj edhe njëherë, në këto kohëra kur pritet zgjedhja e raportit përfundimtarë të Kosovës me Serbinë vijnë qytetarë nga diaspora, duhet që organet e sigurisë në veçanti, që me vigjilencë të shtuar të jenë syhapur, që mos të nxisin trazira të cilat dëmtojnë rezultatin final të bisedimeve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat