Kosova i ofron ndihmë Austrisë pas përmbytjeve

Aktuale

Kosova i ofron ndihmë Austrisë pas përmbytjeve

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:16
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme t’i ofrojnë ndihmë edhe Austrisë, pas prekjes edhe të këtij shteti nga vërshimet.

Mehaj me anë të një postimi në Facebook, njofton se i është drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, Weidinger për mbështetje të plotë.

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria. Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme. Maksima jonë tradicionale ‘Miku i mirë në ditë të vështirë’ ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes ditë më parë ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar edhe Gjermaninë për të njëjtën arsye.

Gjermania është shteti më i goditur në Evropën Perëndimore nga përmbytjet këtë javë, ku si pasojë e tyre, vetëm në këtë shtet kanë humbur jetën më shumë se 150 persona.

Përveç Gjermanisë e Austrisë, të prekura nga vërshimet janë edhe Belgjika e Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat