Reagon kryeministri Kurti pas aksidentit në Kroaci, jep një lajm të rëndësishëm

Aktuale

Reagon kryeministri Kurti pas aksidentit në Kroaci, jep një lajm të rëndësishëm

Nga: M.H. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në mëngjesi e sotëm në Kroaci.

Kurti shprehet I pikëlluar me lajmin që mori me mëngjes, uron që të ketë sa më pak të vdekur, përcjell “Bota sot”.

Tutje ai thotë se Ministri i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci në vendin e ngjarjes.

Postimi i plotë

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat