Ish-eprori i lartë i UÇK-së “gozhdon” Haradinajn pasi e quajti Kurtin si mashtrues: Zbulon prapaskenat e takimit me Milan Radoiçiq

Aktuale

Ish-eprori i lartë i UÇK-së “gozhdon” Haradinajn pasi e quajti Kurtin si mashtrues: Zbulon prapaskenat e takimit me Milan Radoiçiq

Nga: N. H Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:27
Milan Radojiciç dhe Ramush Haradinaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i ka reaguar ashpër kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Miftari i ka reaguar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit mbrëmë në një intervistë e ka quajtur kryeministrin aktual, Albin Kurti si mashtrues.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së i ka bërë me dije Haradinajt, se është ai që ka autorizuar Thaçin për dialog me Vuçiqin, dhe se është pikërisht ai që ka pritur deri në orët e hershme të mëngjesit bandën e Beogradit të Milan Radoiçiqit për të krijuar atëbotë koalicionin qeverisës me Listën Serbe.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë,Haradinaj thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues!

Paska fol nga shpati prapë komandant Sandviçi, mu ka bërë pos me qenë sikurse astrologia zonja Meri, i ka mbet shumë dëshirë posti, mu bë Presidentit i vendit dhe i vjen tani inati se paret e Urave të Magjistrales me Pal Lekajn nuk i merr më sikurse i ka hangër paratë e Çakorrit dhe dhjetëra e mijëra sandviçë.

Komandant Sandviç; kush e braktisi opozitën 5 min para mesnatës mu bë kryeministër dhe me e nënshkruar demarkacionin me Cerrnagoren.!.

Kush nuk guxoi të shkojë në dialog me Serbinë, por e delegoi Hashim Thaçin - mikun e Vuçiqit, edhe pse kushtetuta thoshte ndryshe.

Kush priste deri ora 1 pas mesnatës bandën e Beogradit, të Vuçiqit e dostit tuaj Radojçiqit, listën Serbe me bë qeverinë bashkë me ta!

Kush vodhi miliona euro dhe grabiti qindra hektar të Kosovës e blerë kinse me nga disa centë. Eh more Ramush po poshtë të ka ra katundi e patriotizmi me bateria mos harro kurrë se ndoshta z. Albin Kurti mundet me qenë ndoshta njeriu më i keq në Kosovë në të ardhmen, por nuk je profet as ti as ne që ta dimë të ardhmen por një e dimë mirë dhe e besojmë se Albin Kurti nuk eshtë mashtrues, gënjeshtar, hajn e kriminel sikurse që jeni ju shumica nga ish pushtetarët e 20 viteve të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat