Mirënjohje ndaj Kroacisë, Kurti: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

Aktuale

Mirënjohje ndaj Kroacisë, Kurti: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:24
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar 15:50) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka premtuar mbështetje të gjithë familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, në aksidentin tragjik të së dielës. Pas ardhjes në Kosovë të dhjetë viktimave, Kurti ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes është duke qëndruar afër morgut të Prizrenit.

Para fillimit të mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit u ka shprehur ngushëllime për të gjithë viktimat e aksidentit tragjik në qytetin Sllovanski Brod të shtetit kroat.

Kurti: Ministri Mehaj tani është afër morgut të Prizrenit

“Sot u kthyen në Kosovë trupat e bashkatdhetarëve tanë që nuk i mbijetuan aksidentit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur korteshin në Vërmicë, ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tani është afër morgut të Prizrenit. Është një dhimbje me pikëllim për mbarë popullin tonë. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kemi pritur 21 bashkatdhetarë të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Sllovanski Brod të Kroacisë”, u shpreh Kurti.

Ai u ka shprehur mirënjohje të gjitha institucioneve të Kroacisë, duke premtuar edhe ndihmë për gjithë bashkëatdhetarëve, për tu lehtësua dhimbjet nga pasojat e aksidentit.

Kurti: Qeveria do tu qëndrojë pranë bashkatdhetarëve

“Edhe një herë ju shprehi mirënjohje të gjitha institucioneve shtetërore të Kroacisë, e në veçanti kryeministrit Plenkoviq për ndihmën e pakursyer në këtë situatë të rëndë. Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë pranë bashkatdhetarëve me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojmë atyre dhimbjet nga pasojat e aksidentit”, ka theksuar ai.

Mesditën e sotme në pikën kufitare në Vërmicë kanë arritur dhjetë trupat e pajetë të cilat të dielën mbetën të vdekur në aksidentin me autobusë. Ceremonia e varrimit të kosovarëve është paralajmëruar pasditen e sotme, në vendlindjen e viktimave.

***

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.

Kurti u ka shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shprehu ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”.

Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat