Nga Kosova do të dërgohen për në Gjermani 30 mostra për t’u testuar nëse janë variant Delta

Aktuale

Nga Kosova do të dërgohen për në Gjermani 30 mostra për t’u testuar nëse janë variant Delta

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet që të hënën të nisë 30 mostra për testim për në Laboratorin e Institutin e Virologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Berlin të Gjermanisë.

Këtë e ka konfirmuar, Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare, Xhevat Jakupi.

Ai ka thënë se këto mostra do të dërgohen për t’u testuar nëse i përkasin variantit Delta të COVID-19.

“Shpresojmë që për një-dy javë të kemi në dispozicion rezultatet e sekuencionimit te tyre”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat