Agim Bahtiri kandidat i VV-së për Mitrovicën

Aktuale

Agim Bahtiri kandidat i VV-së për Mitrovicën

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 23:36
Agim Bahtiri

Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se Agim Bahtiri sipas tij do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Kallxo Përnime”, se a do të jetë Agim Bahtiri kandidat i kësaj komune, Aliu i është përgjigjur shkurt “ Mendoj që po”.

Në degën e LVV-së në Mitrovicë është raportuar se ka paknaqësi për rikandidimin e Bahtirit për kryetar të Mitrovicës.

Ndërsa janë përmendur edhe emra të tjerë si ai i Armend Mujës e Faton Pecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat