Kolona në Merdare, rreth gjashtë orë pritje e tre kilometra

Aktuale

Kolona në Merdare, rreth gjashtë orë pritje e tre kilometra

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Edhe ditën e sotme kanë vazhduar pritjet e kolonat e gjata në dalje te disa pik kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës me Serbinë.

Këtë mesdite pritjet për dalje në Merdare kanë kaluar mbi  pesë orë apo rreth 3 kilometra, derisa tek Dheu i Bardhë pritjet janë mbi tre orë e kolona 1.5 kilometra.

Edhe në dalje të pikë kalimit kufitar Mutivodë pritjet janë tre orëshe e kolona rreth 1 kilometër.

Edhe në Jarinje pritjet janë mbi një orë e kolona 2.5 kilometra.

Derisa në pikë kalimet tjera nuk ka pritje e as kolona.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton për fluksin  rreth orës 12.50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat