Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi, 1096 raste të reja pozitive

Aktuale

Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi, 1096 raste të reja pozitive

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:08
Një punëtore shëndetësore në Prishtinë.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Janë regjistruar 1096 raste të reja pozitive, ndërsa 53 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi I Ministrisë së Shëndetësisë:

Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat