“Zgjidhje nuk është mbyllja”/ Adriatik Kelmendi tregon cila është zgjidhja e problemit me COVID-19

Aktuale

“Zgjidhje nuk është mbyllja”/ Adriatik Kelmendi tregon cila është zgjidhja e problemit me COVID-19

Nga: N.Sh Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:11
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka treguar se cila është zgjidhja e problemit me Covid-19.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se zgjidhja nuk është mbyllja e vendit.

Sipas tij, zgjidhja është vaksinimi.

Ai madje apelon që vaksinim të ketë masiv me orë të gjata për shtatë ditë në javë.

“Zgjidhje nuk është mbyllja, zgjidhje është v a k s i n i m i.

E papranueshme që për vikend nuk bëhen vaksinime.

Shumica e popullatës së Kosovës punojnë nga e hëna deri të premten, dhe ditë të lira i kanë vetëm të shtunën dhe të dielën. A ta rrezikojnë vendin e punës apo shëndetin?!

Vaksinim masiv, me orë të gjata, 7 ditë në javë”, shkruan Kelmendi, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat