​Nuk e respektuan orarin, ATK largon nga puna dy zyrtarë të saj

Aktuale

​Nuk e respektuan orarin, ATK largon nga puna dy zyrtarë të saj

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Pas verifikimit të fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinor në ATK, me 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së, për shkak të mungesave të paarsyeshme në punë, mbi pesë ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinor, dy zyrtarëve iu është shqiptuar masa disiplinore, largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me Ligjin për Zyrtarë Publik. Ndërsa, zyrtarit tjetër i është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik.

ATK është e zotuar për zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK fton qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë te zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800 ose në e-mail adresën [email protected] pasi, siç thuhet, vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrijë të ruajë dhe përmirësojë integritetin e saj, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat