Policët civilë në aksion, për zabtimin e masave antiCOVID

Aktuale

Policët civilë në aksion, për zabtimin e masave antiCOVID

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Numri i madh i rasteve me coronavirus ka bërë që policia civile të vihet në aksion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

“Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetizolimi të personave që nënshkruajnë deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të  frekuentuara”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1,259 pacientë.

Prej tyre, 1,061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,060  me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Numri i madh i viktimave dhe i të infektuarve me COVID, ka bërë që të ndërmerren masa shtesë.

Të hënën kanë hyrë në fuqi këto masa, ndër të cilat edhe ora policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat