Mbi 26 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Mbi 26 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 07:27
Ilustrim

Shifër goxha e lartë. Fatkeqësia rritet kur kemi parasysh faktin se e gjithë kjo rritje eksponenciale ndodhi brenda muajit Gusht.

Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 1448 raste të reja nga 12 mijë e 558 teste, që kthyer në përqindje i bie, 11.5% e totalit të të testuarve, përcjell GazetaBlic.

Në annën tjetër, vaksinimi po vazhdon sipas normave të parapara, ku përgjatë kësaj kohe për të cilën po flasim, u shpërndanë 20 mijë e 479 vaksina, duke e dërguar kështu në 882 mijë e 718 numrin e plotë të vaksinave të administruara.

Prej tyre, 584 mijë e 273 e kanë pranuar të paktën njërën dozë, ndërsa 298 mijë e 445 të dyja sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat