Covidi u merr jetën për një ditë nënës dhe djalit nga Pataqani i Ulët i Rahovecit

Aktuale

Covidi u merr jetën për një ditë nënës dhe djalit nga Pataqani i Ulët i Rahovecit

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:57
Nëna dhe djali që vdiqën nga Covid

Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë jetën e qytetarëve.

Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po me COVID kanë qenë”, ka thënë Latifi.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.

“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar.

Ngushllime familjes Ahmeti 

Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat